Kristjan Asllani
Skuadra e Torinos nuk po përjeton një moment të mirë në Serie A. “Demat” kanë 3 ndeshjet që nuk marrin fitore në ligën italinë dhe do kërkojnë ta ndryshojnë këtë trend ndaj Como-s, një rival aspak i lehtë.
Trajneri Marco Baroni, duket se ka reflektuar në lidhje me mesfushorin Kristjan Asllani. Pasi e la disa ndeshje jashtë formacionit bazë, impakti i 23-vjeçarit te Kombëtarja ka dhënë efekt.
Sipas raportimeve të “TuttomercatoWeb”, Asllani do jetë në fushë nga minuta e parë, sikurse mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli. Pas 11 javësh, Torino mban vendin e 12-të, 14 pikë.
Formacioni i mundshëm/ Torino - Como
Poll
