Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Fitorja minimale përballë Bologna-s, Spalletti në "qiellin e 7-të": Më e rëndësishmja për mua!

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja minimale përballë Bologna-s, Spalletti në "qiellin e
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalleti

Dueli i djeshëm mes Bologna dhe Juventus, i cili ishte i vlefshëm për Seria A, u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të “Zonjës së Vjetër”. Edhe pse rezultati ishte modest, i dha ekipit sigurinë për të qenë përsëri afër skuadrave të kreut.

Ndërsa për fitoren e djeshme ka folur edhe trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti. I cili e ka konsideruar si një ndër sukseset më të rëndësishme, që nga fillimi kur u bë pjesë e “Zonjës së Vjetër” e deri më tani. Por sigurisht duke e krahasuar atë dhe me “peshën” e rivalit që kishin përballë.

“Është fitorja më e rëndësishme e periudhës sime këtu. Përballë kishim një skuadër me forcë të qartë, guxim, entuziazëm dhe mentalitet. Të fitosh këtu është vërtet për t’u vlerësuar. Juventusi ishte gjithmonë në lojë, kompakt, pranë topit për 90 minuta”, ka përfunduar trajneri.

Sai takon renditjes në Seria A, me rezultatin e djeshëm, Juventus ndodhet në vendin e 5-të me 26 pikë, ndërsa Bologna me 1 pikë ma pakë, është në vendin e 6-të.

Poll

Lexo gjithashtu