
Martin Baturina & Arbër Hoxha
Como do të përforcojë repartin ofensiv me një transferim nga kampionati kroat. Dinamo Zagrebi do të mbushë arkat e klubit duke mbyllur aventurën me një sulmues të ekipit.
Bëhet fjalë për Martin Baturinën që do të bëhet lojtari më i ri i trajnerit Cesc Fabregas. Siç raportojnë mediat italiane, Como do të paguajë 17 milionë euro dhe 5 bonuse për shërbimet e fantazistit.
Shoku i ekipit të Arbër Hoxhës ishte sot i pranishëm në Itali, ku do të firmosë dhe kontratën me ekipin e tij të ri. Pas katër sezonesh në ekipin e parë të Dinamo Zagrebit, Baturina vendosi të largohej.
Poll