
Kevin De Bruyne luajti ndaj Fulhamit ndeshjen e tij të fundit me Manchester Cityn. Mesfushori belg do të largohet nga “citizens” në fund të këtij sezoni si një lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata.
Prej kohësh përflitet për një kalim të tijin në Napoli. Por ditën e sotme, presidenti i napolitanëve Aurelio De Laurentiis ka deklaruar se mesfushori belg është më pranë se kurrë transferimit në Serie A.
“Mendoj se De Bruyne mund të bashkohet me ne tani. Më thonë se ai tashmë ka blerë një shtëpi të bukur këtu në Napoli. Fola me Kevin, gruan e tij, fëmijët e tij këtë mëngjes.
Ishte bukur t’i shohësh. U bë marrëveshja? Derisa të nënshkruhen kontratat, duhet të kemi kujdes. Ne jemi njerëz seriozë te Napoli”, u shpreh presidenti i klubit.