Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Milani tenton rikthimin e madh, Ibrahimovic thërret ish-mesfushorin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Milani tenton rikthimin e madh, Ibrahimovic thërret
Sandro Tonali, Frank Kessie

Zlatan Ibrahimovic po provon të rikthejë në Milano, Frank Kessie. Suedezit i është besuar merkato e kuqezinjve dhe ka nisur menjëherë nga puna për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Mes emrave të shumtë që qarkullojnë, mediet italiane raportojnë së fundmi se Kessie është një pistë konkrete e ‘Djallit’. Milani kërkon një mesfushor me tipare shkatërruese dhe Kessie është një nga profilet më të mira ku veç cilësive që ofron, ka një moshë të re e mbi të gjitha s’ka nevojë për ambientim pasi rikthehet në shtëpinë e tij.

Afrikani u largua nga Milani në verën e vitit 2022 drejt Barcelonës si lojtar i lirë, ndërsa në verën e fundit u transferua në Arabinë Saudite tek ekipi Al Ahly. Zërat nga Italia raportojnë se Ibrahimovic nuk dëshiron vetëm Kessie, por edhe bashkombasin e tij Fofana i cili luan për Monaco në Francë.

Fofana është një nga talentët më të mirë në botë në pozicionin para mbrojtjes dhe Ibrahimovic dëshiro ntë fusë ‘mik’ Kessien për t’i sjellë të dy në Milanello.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga