Milani do të festojë këtë të hënë 125 vjetori e krijimit të klubit. Një festë e madhe do të zhvillohet në fundjavë, me klubin italian që ka ftuar figura të rëndësishme për të marrë pjesë.
Por lajmi më i bujshëm vjen së fundmi. Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka refuzuar ftesën e klubit italian. Një vendim i prerë nga ish-drejtori teknik i Milanit, i cili nuk u largua duke shtrënguar duart nga Milano.
Kujtojmë që ish-qendërmbrojtësit gjithë karrierën e tij futbollistike e kaloi te Milan. Maldini ia doli që të luante plot 901 ndeshje, duke gjetur 33 herë rrugën e rrjetës e dhuruar 43 asistime.
Poll