Leon Goretzka & Joshua Kimmich
Milani tashmë është në “pole position” për të nënshkruar me Leon Gortezkën. Mesfushori gjerman do të largohet nga Bayern Munich si lojtar i lirë në fund të sezonit, me shumë mundësi do të bashkohet me kuqezinjtë në Serie A.
“Sky Sport” ka konfirmuar se bisedimet mes palëve kanë shkuar mirë dhe janë drejt finalizimit. Është vetë trajneri Massimiliano Allegri i cili ka kërkuar transferimin e 31-vjeçarit në “San Siro”, duke e parë si një përforcim ideal për repartin e mesfushës.
Cilësi dhe eksperiencë, pikërisht ajo që Allegri dëshiron. Tashmë, Igli Tare do të merret me detajet e këtij “operacioni”, por deri tani Milani mbetet ekipi favorit për të firmosur me mesfushorin gjerman.
Poll
