
Carlo Ancelotti me shumë gjasa do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Palët nuk duken të destinuara për të vazhduam më gjatë bashkëpunimin mes tyre dhe merkatoja e verës pritet të ndajë rrugët e tyre.
Por sipas mediave në Spanjë bëhet me dije se për italianin ka interesime nga skuadra të Serie A. Milan është ekipi që po mendon për rikthimin e tij, pasi siç dihet kuqezinjtë do t’i nënshtrohen një revolucioni të vërtetë për të rikthyer ekipin të luftojë për titullin.
Pavarësisht se Ancelotti ka theksuar kohë më parë se do të mbyllë karrierën si trajner te Reali, sërish interesimi i fortë i Milan mund t’i ndryshojë mendjen. Kjo pasi italiani ka shkruar historinë me kuqezintjë si lojtar dhe trajner në karrierën e tij.
Por përveç Milan, siç dihet interesime të vazhdueshme për Ancelottin ka edhe nga kombëtarja e Brazilit dhe nga ekipet në Arabinë Saudite. Padiksutim që merkatoja e verës do të jetë shumë e “zhurmshme” për të dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.