
Kristjan Asllani
Interi po punon dita-ditës për t’i gjetur një ekip Kristjan Asllanit. Me ardhjen e Cristian Chivu në stol këtë sezon, mesfushori i kombëtares shqiptare nuk është më në planet e zikaltërve.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, ekipi pretendent ku Asllani mund të luajë në sezonin e ri është Bologna. Me dëmtimin e fundit të Lewis Ferguson ku pritet të qëndrojë jashtë për të paktën 3 javë, kuqeblutë po ndjekin tashmë shqiptarin.
Edhe pse mesfushori kuqezi nuk është në planet e klubit, Interi nuk do ta linte atë të largohej lehtë. Zikaltrit kërkopjnë të paktën 20 milionë euro për të shitur përfundimisht Kristjan Asllanin.
Poll