Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Calhanoglu nuk ia del për nesër”, Inzaghi: Gëzojmë respekt për Monacon, na mungon një hap i fundit

Shkruar nga NEWSPORT
“Calhanoglu nuk ia del për nesër”, Inzaghi:
Simone Inzaghi

Interi po kalon një ecuri pozitive në Serie A këtë sezon, gjithashtu dhe në Champions League ku do të presë ditën e nesërme Monacon në Milano. Përpara kësaj sfide, trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi ka dalë në konferencë për shtyp.

“Kemi mundësinë të përfundojmë në tetë më të mirat në renditje, do të ishte një rezultat i shkëlqyeshëm. Kemi luajtur me një përqendrim dhe agresivitet të madh, kemi shënuar pak gola, por kemi pranuar vetëm një.

Na mungon një hap i fundit dhe do të donim ta bëjmë kundër Monacos. Ata janë një kundërshtar i shkëlqyer, që kanë lojtarë të mirë dhe luajnë një futboll sulmues dhe të mirëorganizuar. Gëzojmë respekt të madh për Monacon.”

Mungesat? – “Calhanoglu nuk është thirrur për ndeshjen e nesërme, por po punon mirë si Acerbi dhe Correa që janë po ashtu të dëmtuar. Do të shohim në dy ditët e ardhshme nëse do t’i kemi gati në derbi ndaj Milanit të dielën, kemi besim, por le të presim”, tha Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga