Paraguaj dhe Argjentina do të luajnë një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2026 për zonën e Amerikës së Jugut.
Kampionët e Botës janë të parët në renditje, ndërsa paraguaianët në vendin e gjashtë. Para ndeshjes, federata e futbollit të Paraguait mori një vendim të diskutueshëm për të ndaluar veshjen e fanellave të Lionel Messit.
Të gjithë ata që do të vijnë në stadium me një bluzë me emrin e tij, qoftë me fanellë klubi apo të kombëtares, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
“Pleshti” bëhet i dyti futbollist ndaj të cilit merret një vendim i tillë. Paraguajanët t kanë ndaluar veshjen e fanellave të Vinicius Junior në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës kundër Brazilit.
Ata e shpjeguan si masë sigurie që të mos ketë konflikt mes tifozëve në stadium.