Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rodri pranë rikthimit në fushë? City shpall listën e Championsit, zbuloni vendimin për “Topin e Artë”

Shkruar nga NEWSPORT
Rodri pranë rikthimit në fushë? City shpall listën e
Rodri

Pas përfundimit të merkatos së janarit, thuajse të gjitha skuadrat kanë përgatitur listat e tyre për kompeticionet europiane. Ditën e sotme, Manchester City ka bërë të ditur dhe lojtarët që do të jenë pjesëmarrës në fazën e dytë të Uefa Champions League.

Çuditërisht në listën e lojtarëve të Pep Guardiolës është edhe Rodri. Fituesi i Topit të Artë është zgjedhur nga trajneri spanjoll në këtë listë edhe pse i dëmtuar, duke shpresuar një rikuperim në kohë.

Gjithashtu në këtë listë janë dhe blerjet e reja të merkatos së janarit, Abdukodir Khusanov , Omar Marmoush dhe Nico Gonzalez ndërsa Vitor Reis mbetet jashtë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar në Champions League:

Ederson, Stefan Ortega Moreno, Scott Carson, Manuel Akanji, Nathan Ake, Ruben Dias, John Stones, Abdukodir Khusanov, Josko Gvardiol, Nico, Ilkay Gündogan, Jack Grealish, Kevin De Bruyne, Bernardo, Rodri, Mateo Kovacic, Matheus Nunes, James McAtee, Phil Foden, Jeremy Doku, Savinho, Erling Haaland, Omar Marmoush

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga