Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, Leon Dajakun e dëbojnë nga ekipi kroat

Shkruar nga NEWSPORT
Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, Leon Dajakun e dëbojnë
Leon Dajaku

Leon Dajaku ishte një nga të shumtët që refuzoi Kombëtaren shqiptare dhe Kosovën. Sulmuesi me origjinë shqiptare po ëndërronte Gjermaninë, por përveç ekipeve të moshave, Dajaku nuk është përfillur për më lart.

23 vjeçari që tashmë është pjesë e Hajduk Split mesa duket po i bëhet dalje edhe nga kroatët. Është trajneri Gennaro Gattuso ai i cili nuk e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Dajaku po stërvitet larg ekipit të Hajduk Split. Gattuso e ka larguar nga ekipi, teksa sipas mediave në Kroaci, sulmuesi me origjinë shqiptare pritet që nga momenti në moment të gjejë një destinacion tjetër.

Kujtojmë që Dajaku ka një karrierë të gjatë në Gjermani, ku ka mbajtur veshur fanellën e Waiblingen, Sttutgart, Bayern Munich dhe Union Berlin. Gjithashtu, shqiptari ka luajtur edhe për Sunderland dhe St Gallen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga