Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Reali “shënjestron” Mac Allister, flet babai i argjentinasit: Çdo koment nga ne mund të jetë i tepërt

Shkruar nga NEWSPORT
Reali “shënjestron” Mac Allister, flet babai i argjentinasit:
Mac Allister

Edhe pse ka në organikë shumë mesfushorë me emra të mëdhenj, Real Madridi po has vështirësi në këtë repart. “Los Blancos” nuk mjaftohen me mesfushorët që kanë dhe së fundmi kanë hedhur sytë në Premier League.

Real Madridi së fundmi po shqyrton seriozisht mundësinë për të nënshkruar me Alexis Mac Allister të Liverpool. Për interesimin e “galaktikëve” ka zgjedhur të flasë babai i argjentinasit në një intervistë për mediat. “Nuk ka asgjë për të thënë. Alexis është shumë i lumtur në Liverpool, ai ka një kontratë dhe dëshiron të fitojë me këtë fanellë

Është shumë e rëndësishme të respektojmë klubin për të cilin ai luan. Çdo koment nga ne mund të jetë i tepërt”, shprehet babai i argjentinasit. Në 45 paraqitje këtë sezon me Liverpool, Mac Allister ka shënuar 6 gola dhe 5 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga