
Niclas Fullkrug
Niclas Fullkrug është lojtari më i ri i West Ham United. Sulmuesi gjerman vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Borussia Dortmund, për të nisur një të re në Premier League-n angleze.
Bomberi gjerman ka firmosur me londinezët një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028. Ndërkohë që “Çekanët” kanë shpenzuar rreth 27 milionë euro për të siguruar shërbimet e Fullkrug.
Kujtojmë që 31-vjeçari ishte gjithashtu një objektiv i Milanit për repartin e sulmit. Por insistimi i lartë nga West Ham, bëri që Fullkrug të vazhdonte karrierën e tij në Angli.
Poll