Marc Guiu duke festuar me lojtarët e Barcelonës
Tashmë është zyrtare, Marc Guiu është lojtari më i ri i Chelseat. Sulmuesi 18 vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Barcelonën, për të nisur një të re në Londër me klubin e Chelseat.
“Blutë e Londrës” kanë paguar klauzolën e lirimit të futbollistit, e cila ishte 6 milionë euro. Teksa, Guiu do të firmosë me Chelsean një kontratë 6 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2030.
“Është gëzim i jashtëzakonshëm të nënshkruash për Chelsean. Unë u përpoqa të flija gjatë udhëtimit për këtu, por isha shumë i emocionuar. Premier League ishte një ëndërr për mua”, ishin fjalët e para të Guiu si futbollist i Chelseat.
View this post on Instagram
Poll