
E ardhmja e Alexander Isak është një “telenovel” me “zhaner” të ndryshëm. Pas “rebelimit” të sulmuesit suedez, ku ia bëri të qartë klubit të Newcastle se nuk do të qendrojë më në “St. James Park”, u duk se largimi ishte fakt i kryer.
Liverpooli e ka treguar gadishmërinë për ti plotësuar tekat financiare “Qymyrxhinjëve”. Por situata ka marrë një rrjedhë 180 gradë ndryshim.
Përpjekjet e 25-vjeçarit për ti bërë dalje Newcastle kanë dështuar dhe ai është detyruara të rikthet sërish në ekipin anglez. Edhe pse humbi fazën përgatitore, duke u stërvitur në terrenin stërvitore të Real Sociedad, në kushtet kur Newcastle e ka “burgosur” nuk ka zgjidhje tjetër, qendrimin në ekipin e Eddie Howe edhe për sezonin e ri.