
Sulmi i Mohamed Salah i dha Liverpool një pikë “të artë” në fund kundër Arsenal. Ndeshja mes dy rivalëve në Premier League përfundoi në një barazim spektakolar 2-2 me gola pafund. Salah i dha fitoren gjithashtu klubit të tij në një ndeshje prapë po aq të vështirë si ajo ndaj skuadrës tjetër londineze, Chelsea-t.
Egjiptiani po tregon kështu që është një lider i ekipit dhe sa i rëndësishëm është për ta. Arne Slot i thuri lavde “faraonit” duke shprehur se lojtarët e mëdhenjë e shfaqin veten në përballje të mëdha dhe këtë po bën sulmuesi. Holandezi tha se cilësia e afrikanio-veriorit është vendimtare për të dhënë fitoren, apo qoftë dhe një pikë si kundër “Topçinjve”.
“Lojtarë si Salah janë gjithmonë në dispozicion dhe e tregojnë lëkurën e tyre sa vlen në ndeshje direkte. Kjo na nevojtet si një klub i madh që jemi. Pa lojtarë si Salah është e vështirë të arrish rezultatet që dëshiron.”, u shpreh tekniku Slot.
Lojtari i “The Reds” barazon një ikonë në “Anfield” si Robbie Foëler me golin e djeshëm. Salah bëhet golashënuesi i 8-të më i mirë në kampionatin anglez me 163 gola, ndër të cilët 6 janë shënuar këtë edicion. “Mbreti egjiptian” ka tundur rrjetën në 5/7 ndeshjet në ligë duke qenë vendimtar për ish-klubin e Jurgen Klopp.
