
Harry Maguire & Erik ten Hag
Situata e Jadon Sancho ka qenë shumë e paqartë te Manchester United. Marrëdhëniet e tij me trajnerin, Erik ten Hag nuk kanë qenë aq të mira, madje kanë pasur shumë shpesh përplasje.
Megjithatë, mesa duket ajo situatë negative është lënë pas, me të dyja palët të cilat kanë vendosur të harrojnë të shkuarën. Pikërisht për situatën e Sanchos, ka folur vetë Ten Hag, i cili lë të kuptohet që anglezi me shumë mundësi do të jetë pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm.
“Kemi lënë gjithçka pas dhe kemi thënë të gjitha për këtë situatë. Ne e njohim njëri-tjetrin, cilat janë standartet dhe se si duam të punojmë. A kërkoi falje? Mendoj se komunikimi ynë tregon gjithçka dhe ishte i pastër e i qartë”, tha Ten Hag.
Poll