Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Shkëlqeu përballë City-t, Salah mesazh ekipit të tij: Duhet të ruajmë qetësinë, kemi nevojë për një titull tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu përballë City-t, Salah mesazh ekipit të tij: Duhet
Mohamed Salah

Liverpool mori një fitore fantastike në transfertë përballë Manchester City, me shifrat 2-0. Protagonist absolut në këtë sfidë ishte Mohamed Salah, me egjiptianin që shënoi e asistoi.

Ndërkohë në përfundim të ndeshjes, Salah u shpreh se kjo ishte e pabesueshme. Ndër të tjera, sulmuesi i “The Reds” vlerëson maksimalisht Cityn dhe Guardiolën. Ndërsa thekson se te Liverpool duhet të ketë qetësi dhe të gjithë të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Është e pabesueshme. Është një vend shumë i vështirë për të ardhur dhe për të luajtur këtu. Ata janë një ekip i vështirë dhe kanë një menaxher të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që në fund e fituam ndeshjen. Është speciale, sidomos kur je në garën për titull, është e pabesueshme.

Shpresojmë që të ruajmë qetësinë, sepse ndonjëherë vjen presioni. Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Nuk e di nëse ky është sezoni im më i parë. Ne kemi nevojë për një titull tjetër. Unë dhe djemtë e mëdhenj në ekip, ne kemi nevojë për një titull tjetër”, ishin fjalët e Salah.

Kujtojmë se Liverpool i drejtuar nga Arne Slot mban vendin e parë në Premier League me 64 pikë. “The Reds” kanë 11 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë, por “Topçinjtë” janë një ndeshje mangët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga