Rodri disa javë më parë fitoi për herë të parë “Topin e Artë”. Spanjolli arriti të triumfonte përballë Vinicius dhe bëri kështu të tijin një nga trofetë më prestigjiozë.
Pikërisht mesfushori i Manchester Cityt është rikthyer të flasë për këtë, ku ka theksuar se nuk e mendonte se do të arrinte të ishte ai që do të ngrinte lart këtë çmim.
“Pas sezonit të kaluar, kur u përfshiva në disa momente të rëndësishme, mendova se ndoshta do të ishte koha për të luftuar për çmimin. Të them të drejtën as që e kisha menduar se do të vinte sërish një mundësi e tillë. Kjo varet nga shumë gjëra: përfshirja në momente të rëndësishme, trofetë e ekipit, ndeshjet e mira gjatë gjithë sezonit. Por edhe sezoni 2023/24 ka qenë i mahnitshëm”, ka deklaruar mesfushori spanjoll.