Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Pas Manchester United, Aston Villa "kafshon" Chelsea dhe "kërcënon" Arsenalin në krye të tabelës

Shkruar nga NEWSPORT
Pas Manchester United, Aston Villa "kafshon" Chelsea dhe
Chelsea - Aston Villa

Ndeshja e sotme mes Chelsea dhe Aston Villa, u mbyll me rezulatin 1-2 në favor të ekipit të Unai Emery. Sfidë kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të të Premier League. Loja nisi “vrullshëm”, me Chelsean i cili shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm në minutën e 37-të, falë goditjes së Joao Pedro.

Ndërsa në pjesën e dytë Aston Villa mori “hak”, pasi e tundi 2 herë rrjetën e bluve. Dopietë golash në mënyrë perfekte nga Watkins.

Ky I fundit shënoi golin e barazmit në minutën e 63-të dhe golin e epërsisë së rezultati u dhurua në minutën e 84-të. Duke shtuar në “koleksionin” e fitoreve një tjetër triumf, pas atij të fundit ku ekipi i dha "leksione" dhe Manchester United.

Kështu me rezultatin e sotëm Aston Villa numëron 39 pikë dhe ndodhet në vendin e 4-të ndërsa Chelsea është në vendin e 5-të me 29 të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu