Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Në garë për titullin, Mikel Arteta: Bisedoj shpesh me Wenger, i kam fiksuar mirë fjalët e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Në garë për titullin, Mikel Arteta: Bisedoj shpesh me Wenger, i
Mikel Arteta - Arsene Wenger

Arsenal do të luajë këtë të dielë në transfertë përballë Tottenham. Derbi, i vlefshëm për javën e 35-të të Premier League do të startojë në orën 15:00. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për “Topçinjtë” të cilët duan 3 pikët e domosdoshme për të vazhduar garën e titullit.

Së fundmi, Mikel Arteta ka folur pikërisht për titullin. Madje tekniku spanjoll i Arsenal tregon se shpeshherë flet me ish-trajnerin, Arsene Wenger, për titullin që ky i fundit fitoi me “Topçinjtë” në vitin 2004.

“Kam biseduar disa herë gjatë sezonit me Wenger, folëm për titullin e Arsenal dhe mënyrën e menaxhimit të ndeshjeve. Ai fliste shpesh për titullin e fituar në vitin 2004 edhe në kohën kur unë isha lojtar.

I kam fiksuar mirë fjalët e tij. E di që në fundin e sezonit duhet të gjesh me patjetër mënyrën për të fituar ndeshjet, nuk është e thënë që të fitohet vetëm sipas mënyrës dhe stilit që përdor zakonisht.

Wenger fliste shpesh për ndeshje të vështira në fund dhe që fitoheshin vetëm nga një episod. E theksonte këtë pjesë duke shtuar se në këtë pikë të sezonit dalin në pah ata lojtarë që nuk kanë frikë të marrin përgjegjësi”, ka thënë Mikel Arteta.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga