Mohamed Salah pritet të largohet nga Liverpool gjatë merkatos së janarit. Kontrata aktuale e egjiptianit me “The Reds” i përfundon në fund të këtij sezoni dhe në merkaton e dimrit është i lirë të firmos një parakontratë më cilën skuadër të dojë.
Kjo pasi palët ende mes tyre nuk kanë diskutuar për rinovimin, i cili mesa duket nuk do të vijë. Në fakt pas fitores 2-0 që Liverpool mori ndaj Manchester Cityt, sulmuesi ka konfimruar në një farë mënyrë largimin e tij.
Salah është shprehur se ndaj Cityt ishte sfida e fundit dhe për këtë ai u mundua ta shijonte në maksimum. Gjithashtu ka nënvizuar se shpreson shumë që të fitojë titullin me Liverpool për ta mbyllur me trofe aventurën e tij në “Anfield”.
“Sinqerisht, është në kokën time. Deri tani, kjo ishte ndeshja ime e fundit ndaj Man Cityt që do të luajë për Liverpoolin, kështu që vetëm e shijova.
Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, kështu që do ta shijojë çdo sekondë këtu. Shpresoj që ne të fitojmë ligën dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.
Është shumë e veçantë. Nuk e marrë si të mirëqenë, ndihem sikur në shtëpi. Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë, gjithmonë, të shënosh në Anfield dhe të fitosh ndeshjet”, ka theksuar sulmuesi.