
Benjamin Sesko i thotë “Po” transferimit te Arsenli. Sulmuesi slloven ka pranuar ofertën e klubit anglez dhe ka shprehur haptazi dëshirën për t’u bashkuar me ta në këtë merkato verore.
21-vjeçari shihet nga drejtuesit e Arsenal si i duhuri për repartin e sulmit, i cili mund të jetë mjaft produktiv me golat e tij. Gjithashtu, “Topçinjtë” janë gati të paguajnë 50 milionë euro për të transferuar Seskon në “Emirates”.
Edhe pse në një moshë të re, Sesko ia doli të mbyllte një sezon mjaft pozitiv me fanellën e Leipzig në Gjermani. Slloveni zhvilloi 42 ndeshje, në të cilat arriti të shënonte plot 18 gola dhe të asistonte në 2 të tjerë.
Ofertat për të nuk mungonin edhe nga klube të tjera të mëdha si Manchester United, Paris Saint-Germain apo Milan, por Sesko e ka marrë vendimin e tij për të veshur fanellën e Arsenal. Tashmë pritet vetëm akordi mes klubit anglez dhe Leipzig.