Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Çmenduri prej 9 golash në Londër, Liverpool i pandalshëm ndaj Tottenham

Shkruar nga NEWSPORT
Çmenduri prej 9 golash në Londër, Liverpool i pandalshëm
Salah

Një përballje e çmendur sapo ka përfunduar në Londër, Liverpooli ka shpartalluar në transfertë Tottenhamin me rezultatin 6-3. Kjo fitore mban “The Reds” në krye të tabelës 4 pikë larg Chelsea, me ekipin e Slot që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Pjesa e parë e këtij takimi të zjarrtë përfundoi me shifrat 3-1, Liverpool që shënoi me Diaz, Mac Allister dhe Szoboszlai, ndërsa Spurs me Maddison.

Në pjesën e dytë ishte “mbreti egjiptian”, Mohamed Salah që realizoi dy gola të shpejtë. Tottenham u zgjua duke arritur të shënojë dy gola me Kulusevski dhe Solanke, por Diaz i jep shuplakën e fundit vendasve duke çuar shifrat 6-3.

Ecuri e mrekullueshme e Liverpool në Premier League deri më tani ku shihen si favorit për të ngritur trofeun e lavdishëm. Ndërsa Spurs ndodhen në një situatë të keqe në vendin e 11-të të tabelës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga