
Mohamed Salah është gjithnjë e më shumë një legjendë e Liverpool-it dhe në përgjithësi e futbollit anglez. Në ndeshjen e sotme të fituar nga Reds 2-1 ndaj West Hamit, kampioni egjiptian nuk iu rikthye golit, por gjithsesi kontribuoi në fitoren e skuadrës së Slotit me asistimin për 1-0 me autor Luis Diaz.
Pasimi i tetëmbëdhjetë i sezonit për sulmuesin, duke konfirmuar se si ai mund të jetë një asistues i rafinuar dhe i pamëshirshëm.
Asistimi i sotëm e dërgonë Salah edhe më tej në historinë e Premier League. Egjiptiani arrin në 45 gola dhe asistime në kampionat. Meqenëse Premier League ka 20 skuadra, domethënë që nga viti 1995, asnjë lojtar nuk i ka arritur ndonjëherë këto shifra stratosferike.
Një më shumë se Thierry Henry (24 gola dhe 20 asistime me Arsenalin në sezonin 2002/03) dhe Erling Haaland (36 gola dhe 8 asistime me Manchester Cityn në edicionin 2022/23). Ndërkohë janë në lojë edhe 6 javë për tu luajtur, çka do të thotë se ky rekord mund të shkojë me tej.