Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Leny Yoro habit me deklaratën: Manchester United është klubi më i madh në botë

Shkruar nga NEWSPORT
Leny Yoro habit me deklaratën: Manchester United është klubi
Leny Yoro

Leny Yoro ka folur së fundmi për Manchester United. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar që u bë pjesë e “Djajve të Kuq” këtë verë, nuk kursen elozhet për këta të fundit. Yoro thotë se për të, United është klubi më i madh në botë.

“Për mua, Manchester United është klubi më i madh në botë. Të luash për këtë klub është... që kur isha i vogël i doja lojtarët, historinë dhe tifozët e United. Gjithçka këtu është e madhërishme. Tifozi, stadiumi, gjithçka është masive”, ishin fjalët e Yoro.

Kujtojmë që United e bleu 18-vjeçarin gjatë merkatos që lamë pas. Anglezët paguan te Lille më shumë se 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e Yoro, i cili ka kontratë me United deri në vitin 2029.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga