Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Kam kaluar dy vite fantastike te Manchester City”, Erling Haaland flet për të ardhmen: Kjo është gjithçka që mund të them

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam kaluar dy vite fantastike te Manchester City”, Erling Haaland
Erling Haaland

Erling Haaland është një nga sulmuesit më të mirë, ku me Manchester Cityn po “korrë” suksese, duke fituar trofe. Nervegjezi mbylli sezonin e dytë te “Qytetarët”, ndërsa e ardhmja etij pavarësisht se po diksutohet shumë do të vazhdojë të jetë në “Etihad”.

23-vjeçari ka folur pikërisht për të ardhmen e tij, ndërsa ka siguruar tifozët që do të jetë te City. Në deklaratën e tij për “TV2” ka nënvizuar se ka dhe 3 vite kontratë me anglezët, ndërsa la “enigmë” çështjen e rinovimit mes palëve.

“Kam pasur dy vite fantastike dhe më kanë mbetur edhe tre vite të tjera. Kjo është me të vërtetë gjithçka që mund të them. A janë duke u zhvilluar negociata? Kjo është gjithçka që mund të them, kjo që sapo thashë”, ka deklaruar Haaland.

Norvegjezi ka arritur të fitojë 2 tituj kampionë radhazi në Premier League, ndërsa gjithashtu ka fituar Fa Cup dhe Champions League me “Qytetarët”. Sulmuesi u transferua në vitin 2022 nga Borussia Dortmund te Manchester City.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga