Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Habit gazetari anglez: Ndeshja midis Aston Villas dhe United më e keqja që prej... 1992

Shkruar nga NEWSPORT
Habit gazetari anglez: Ndeshja midis Aston Villas dhe United më e keqja
Aston Villa-Manchester United

Ditën e djeshme takimi midis Aston Villa dhe Manchester United është mbyllur në “paqe”, 0-0. Skuadra nga Birmingham që në mesjavë “habiti” Europën duke mundur Bayernin nuk mundi të mbajë ritmin dhe të fitojë kundër ekipit mga Manchester.

Nga ana tjetër “Djajtë” vazhdojnë të jenë inekzistent dhe kanë filluar tashmë t’i mësojnë tifozët e tyre me paraqitjet e dobëta.

Richard Keys i cili është një prezantues sportiv me eksperiencë në ligën angleze “ka shokuar” me deklaratat e tij. 67 vjeçari është shprehur: “Kam parë çdo takim të Premier League që prej vitit 1992. Mendoj se, ndoshta ky është takimi më i dobët që kam parë ndonjëherë. Aston Villa duhet të ndihet e turpëruar dhe duhet t’u kthejë parat fansave".

Ndeshja ishte pa shumë rivalitet dhe të dyja skuadrat më shumë m,enduan të dinin me nga 1 pikë sesa të rrezikonin për t’a fituar takimin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga