
Chelsea po përformon mirë nën regjimin e Marescas dhe një nga faktorët kyç është Moises Caicedo. Ekuadoriani është përshtatur shumë mirë dhe po luan në mënyrë spektakolare në mesfushën e Bluve.
Declan Rice i Arsenalit ka shprehur superlativa për kolegun e tij në Premier League. Duke qenë se të dy organizojnë repartin anglezi e kupton më së miri performancën e Caicedos.
“Unë e kam parë atë më para. Gjithmonë e dija se çfarë lojtari ishte. Këtë sezon ai ka qenë spektakolar. Chelsea është një klub madhështor. Dhe të luash për Blutë të vë nën një presion jashtëzakonisht të lartë.
Caicedo ka ardhur në rritje dhe tani po e vërteton sa i dobishëm është për ekipin. Çmimi për të cilin u ble po del se ia ka vlejtur për një futbollist si ai.”, u shpreh Rice, lojtarii i Arsenalit.
