Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

FOTO/ Ra pa ndjenja në fushë, Rodrigo Bentancur reagon nga spitali për herë të parë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Ra pa ndjenja në fushë, Rodrigo Bentancur reagon nga spitali
Momenti kur Rodrigo Bentancur del nga fusha e lojes me barrele

Rodrigo Bentancur mbrëmjen e djeshme ka tmerruar të gjithë tifozët dhe jo vetëm. Futbollisti i Tottenham ra pa ndjenja në fushën e lojës në sfidën që po zhvillonte ndaj Liverpool në Carabao Cup.

Mesfushori u dërgua menjëherë me urgjencë në spital, teksa të gjithë ishin panikosur. Por pas disa orësh në spital është mësuar edhe gjendja e tij.

Në fakt është vetë ish-i i Juventusit që ka reaguar në rrjetet sociale nga spitali. Bentancur tregon se është mirë dhe falenderon të gjithë për mesazhet.

“Gjithçka është në rregullt. Faleminderit për mesazhet dhe urime shokëve për fitoren”, ka shkruar mesfushori. Kujtojmë se Tottenham fitoi 1-0 ndaj Liverpool në gjysmëfinalen e parë.

FOTO/ Ra pa ndjenja në fushë, Rodrigo Bentancur reagon nga spitali
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga