
Manchester City këtë sezon është shumë larg pritshërive dhe merkatoja e janarit do të sjellë shumë ndryshime në ekip. Drejtuesit po planifikojnë disa afrime në mënyrë që të përforcojnë ekipin dhe per të bërë të mundur daljen nga “kriza”.
Sipas mediave britanike, “Qytetarët” kanë bërë një listë me 7 lojtarë që do të tentojnë transferimin e tyre. Objektivat janë Joshua Kimmich të Bayern Munich, Ederson të Atalantas dhe dyshen e Crystal Palace, Adam Wharton dhe Marc Guehi për të forcuar mesfushën dhe mbrojtjen.
Në repartin ofensivë, Omar Marmoush i Eintracht Frankfurt, Jonathan David i Lille dhe Liam Delap, me një klauzolë kthimi, janë në shqyrtim. Gjithashtu City dëshiron të nënshkruajë edhe me Claudio Echeverri të River Plate.
Për të realizuar të gjitha këto lëvizje, City ka hapur “thesin” dhe mbetet të shihet se sa prej tyre do t’i transferojë në “Etihad Stadium”.