Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pranë rikthimit në fushën e lojës, Pogba tregon ofertat: Ka interes nga Rusia, por nuk e kam si objektiv

Shkruar nga NEWSPORT
Pranë rikthimit në fushën e lojës, Pogba tregon ofertat: Ka
Paul Pogba

Shumë shpejt, Paul Pogba do të rikthehet në fushë dhe të provojë të impresionojë përsëri me klasin e tij. Mesfushori francez ka folur së fundmi për të ardhmen e tij, duke u shprehur se ofertë konkrete ka pasur nga Rusia, por momentalisht nuk dëshiron të luajë në një ligë të tillë.

“Ka propozime të shumta, disa interesante, e disa të tjera më pak. Kam pasur oferta nga Rusia, por nuk është objektivi im. Pse jo një klub që luan në Champions League, nëse një ofertë e tillë vjen, patjetër. Ne synojmë gjithmonë klubet më të mira, por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga shumë gjëra të tjera”, është shprehur mesfushori i njohur francez, Paul Pogba.

Kujtojmë se Pogba u dënua për përdorimin e “Doping”, teksa së fundmi ndërpreu dhe kontratën me Juventus. Tashmë, 31 vjeçari është një lojtar i lirë në treg dhe mund të cilësohet si një okazion për shumicën e klubeve të Europës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga