Ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarin ka treguar momente të vështira në jetën e tij.
Në një rrëfim me shumë brenga, kolumbiani ka pranuar se në një pikë të karrierës degradoi dhe se ishte i alkoolizuar.
Madje, në një rast zbulon ai ka kryer edhe veprimin për të vetëvrarë.
"Ishin gjashtë muaj që më bënë të ndihesha si njeriu më i lumtur në botë. Pastaj Covid, ndarja me gruan time. Piva 50, 60 ose 70 birra në një natë. Erdhi pandemia, nuk kishte seancat stërvitore, nuk kishte asnjë grup shoqëror nuk kishte frikë, shkova në Brazil me ndonjë vajzë. Nuk shqetësohesha për asgjë. Ishte një kohë e vështirë, isha plotësisht i dehur për 10 ditë, më zuri gjumi nga lodhja dhe u zgjova me një birrë pranë. Kam banuar në katin e 17-të dhe jam shkëputur nga gjithçka, por kishte një rrjetë, u hodha dhe më ktheu, padyshim që nuk e vura re. Nuk e kuptoja se çfarë po bëja, nuk e di se çfarë ndodhi. Arrita në atë pikë ku nuk më interesonte më asgjë për sa kohë që unë mund të lëndoj veten time,” tha Guarin.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
“Piva deri në 70 birra dhe tentova vetëvrasjen”, legjenda e Interit i befason të gjithë: Më zuri gjumi nga lodhja dhe u zgjova me një ...
Poll