
Urugurai ia doli të mbyllte turneun e Copa America me medalje. Uruguai në “finalen e vogël” të këtij turneu ia doli të mposhte me penallti Kanadanë dhe në këtë mënyrë sigurojnë medaljen e bronztë.
Koha e rregullt mes dy ekipeve u mbyll në barazim 2-2. Bentancur kaloi ekipin e Marcelo Bielsas në avantazh në minutën e 8’, por Ismael Kone riktheu baraspeshën në mesin e pjesës së parë.
Sulmuesi i Lilles në Ligue 1, Jonathan David kaloi Kanadanë në avantazh në 80’, por Luis Suarez nuk e kishte thënë fjalën e fundit. “El Pistolero” tundi rrjetën kundërshtare në minutën e dytë shtesë, duke bërë që sfida të shkonte në kohën ekstra dhe më pas te penalltitë, ku Uruguai do të ishte më i saktë.
Kujtojmë se në orën 02:00 duke u gdhirë e hëna do të luhet finalja e madhe e Copa Amerika. Argjentina do të duelojë me Kolumbinë për trofeun e këtij turneu.