Mozambiku mund të humbasë ndeshjen e kualifikueseve të Kupës së Afrikës kundër Malit, për arsye pasigurie në kryeqytetin e vendit ku ndodhet impianti që mirëpret ndeshjet e ish-kolonisë së Portugalisë.
Në vend kanë plasur protestat paszgjedhore, më saktë në Maputo. Këtë e konfirmoi presidenti i federatës mozambikase. Ndeshja e raundit të pestë është planifikuar për në stadiumin Zimpeto, në periferi të qytetit më të madh në shtetin afrikan.
Gjendja duket alarmante dhe nëse nuk zhvillohet takimi “Mambasit” do të humbin 3 pikë në tavolinë. Paraqitja në fazën finale të kompeticionit simbioz të Europianit është në rrezik të madh për Mozambikun ende pa u shkelmuar asnjë top i gjuajtur. Kujtojmë që Rexhinaldo është një nga lojtarët më të dalluar nga ky vend që ka kaluar në trojet shqiptare.