Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Nuk mund ta lë futbollin pa luajtur në Camp Noun e ri”, Lionel Messi planifikon rikthimin te Barcelona

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk mund ta lë futbollin pa luajtur në Camp Noun e ri”,
Lionel Messi

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mëdhenj në futboll dhe argjentinasi po përgatit rikthimin në “Camp “Nou”. Sipas gazetarit të njohur, Alex Candal bëhet me dije se “Pleshti” mund të ketë destinacionin e fundit në karrierën e tij rikthimin te Barça.

Kjo pasi sipas Candal, vetë Messi ka shprehur hapur dëshirën e tij për të luajtur sërish në “Camp Nou”. Kjo bën tifozët të ëndërrojnë që “idhulli” i tyre të mund të rikthehet te katalanasit, ekip ku ka shkruar historinë në futboll.

“Nuk mund ta lë futbollin pa luajtur në Camp Noun e ri”, është shprehur Messi sipas Candal në një deklaratë të dhënë së fundmi. Kjo sigurisht ka shkaktuar shumë zhurmë dhe mbetet të shihet se çfarë zhvillimi do të mund të marrë kjo pistë në muajt e ardhshëm.

Siç dihet, argjentinasi ka kontratë me Inter Miamin deri në fund të këtij viti dhe gjasat për të rinovuar sërish mes tyre janë shumë të pakta. Në këto kushte duket më realist rikthimi te Barça.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga