I dalë nga akademija e Sionit në Superligën e Zvicrës (moshat), sulmuesi me origjinë shqiptare Lorent Tolaj po bën “zhurmë” në Ligën e Tretë për nga rëndësia në futbollin anglez (League One) me Plymouth.
24-vjeçari e ka gjetur golin në 12 raste përgjatë 23 paraqitjeve në kampionat, shto edhe 4 asiste, formë mbreslënëse. Sipas raportimeve të fundit nga Skocia , “rekordmenët” e Celtic po e ndjek nga afër Tolajn.
Më tej, thuhet se Celtic janë të gatshëm të ofrojnë deri në 5 milionë paundë për shërbimet e shqiptarit. Edhe pse është 24 vjeç, Tolaj ka luajtur deri në U-19 te Zvicra, çka do të thotë se nëse ai vijon të rris “kurbën” e formës, mund të marr ftesë nga Shqipëria apo Kosova, kjo për shkak të prejardhjes.
