Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga kryeqytetasit te ekipi serb, sulmuesi shqiptar “thyen” tabun me transferimin në tokën “armike”

Shkruar nga NEWSPORT
Nga kryeqytetasit te ekipi serb, sulmuesi shqiptar “thyen” tabun me
Driton Camaj

Sulmuesi me origjinë shqiptare Driton Camaj ka kryer me sukses transferimin te ekipi serb i Novi Pazar. 28-vjeçari u largua nga Astana, klubi kryeqytetas në Kazakistan.

Camaj i ka “rrënjët” prej trojeve shqiptare, ndërsa ka luajtur me kombëtaren e Malit të Zi. Interesante është se në kampionatin serb, ka disa dekada që një lojtar shqiptar apo me origjinë shqiptare nuk ka “shkelur” në këtë tokë.  

Pas 20 javësh në Superligën e Serbisë gjatë këtij sezoni, Novi Pazar mban pozitën e 4-të me 32 pikë, 14 më pak se kryesuesit e Partizan Beograd.                

Poll

Lexo gjithashtu