
Neymar dhe Al Hilal ditën e djeshme mbyllën bashkëpunimin mes tyre. Palët u dakortësuan për shkëputjen e kontratës në mënyrë të dyanshme dhe në këtë mënyrë sulmuesi është i lirë në treg.
Kjo do të thotë se ish-lojtari i Barcelonës është tashmë vetëm një hap larg rikthimit te Santos. Një ambient që e njeh mjaft mirë, pasi brazilianët janë skuadra e parë e Neymar para se sulmuesi të kalojë te Barcelona.
Mes palëve po diskutohet detajet e fundit të kontratës, ndërsa pritet që shumë shpejt lojtari t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore dhe për të firmosur më pas kontratën me brazilianët. Sulmuesi dëshiron që debutimin ta bëjë më 5 shkurt në ditëlindjen e tij të 33-të, në sfidën që Santos luan në shtëpi ndaj Botafogo SP.
View this post on Instagram