
Joshua Kimmich
Hakan Calhanoglu me shumë mundësi do të largohet nga Interi në fundin e këtij sezoni. Forma jo e mirë e turkut ka bërë që zikaltrit të vënë çmimin prej 40 milionë eurosh për mesfushorin qëndror.
Për të zëvendësuar 31-vjeçarin, në listën e Interit shkruhej emri i Joshua Kimmich. Megjithatë, operacioni i mesfushorit gjerman drejt kampionëve të Italisë është drejt dështimit.
Siç raportojnë mediat, Kimmich tashmë është pranë finalizimit të rinovimit të kontratës së tij me Bayern Munich. Kontrata aktuale e gjermanit me klubin bavarez skadon në verë, por pritet të rinovohet edhe për disa vite.
Poll