
Paul Pogba është kthyer së fundi në qendër të vëmendjes për shkak se para disa ditësh dha një intervistë ku deklaroi se si lojtar kishte “vdekur”. Mesfushori po vuan shumë dënimin e dhënë nga FIFA dhe UEFA për shkak doping.
Pas deklaratës së bërë nga futbollisti, Federata Franceze e Futbollit e ftoi atë të ndiqtë nga tribuna sfidën mes Francës dhe Belgjikës. Pasi pa nga afër këtë përballje, Pogba dha sërish një intervistë të shkurtër.
Mesfushori theksoi se ende e konsideron veten një futbollist të Juventusit dhe se ai po lufton një padrejtësi të madhe.
“Dua të luftoj me këtë padrejtësi që më është shkaktuar. Së fundmi, është publikuar edhe një intervistë e pavërtetë ku thuhet se Pogba është i mbaruar. Por, unë ju them që Pogba është këtu dhe nuk është i mbaruar, ndaj mos u shqetësoni. Kam dëshirën e madhe për t’u rikthyer, jam ende një lojtar i Juventus.
Kam një kontratë, por që ende nuk kam pasur mundësinë për të biseduar me drejtuesit e klubit. Ka një heshtje në këtë moment, ndoshta edhe ata po presin për rezultatin e apelit. Por, nëse jeni mjaftueshëm kuriozë, atëherë mund t’i pyesni”, u shpreh Pogba.
???? Paul Pogba: "I'm still a football player. Don't look at that stuff saying I'm retiring, I'm finished... I wanna fight for my career, I'm optimistic".
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 2, 2024
"I'm not finished. I'm training hard! I'm still 100% footballer".
"I can't wait to return on the pitch", told Sky Sport. pic.twitter.com/hKtHIB0Tw4