
Lionel Messi është lënë jashtë grumbullimin me Argjentinën. Kjo pasi “Pleshti” po vuan nga një dëmtim, i cili ia ka bërë të pamundur të jetë i gatshëm për sfidat me Uruguain dhe Brazilin, takime këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Argjentinasi do të jetë jnjë mungesë e madhe për Lionel Scalonin, me këtë të fundit që duhet të bëjë llogaritë pa yllin e ekipit dhe që duhet të gjejë një plan B. Messi ka një dëmtim në aduktor dhe stafi shpreson që të rikuperohet sa më shpejt.
Në lidhje me mungesën e tij në kombëtare ka reaguar sulmuesi. Messi shpehet s është shumë e tmerrshme që të mungojë në 2 ndeshje kaq të rëndësishme. Ndër të tjera do të jetë tifozi më i madh i Argjentinën në takimet e radhës.
“Është e tmerrshme të humbasësh këto dy ndeshje shumë të veçanta me kombëtaren kundër Uruguait dhe Brazilit. Si gjithmonë doja të isha aty, por në momentin e fundit një dëmtim, jo shumë i rëndë, më detyroi të ndaloja për pak kohë. Unë do të ndjek dhe mbështes si tifoz. Le të shkojmë Argjentinë”, ka shkruar argjentinasi.
