Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mbi 15 vjet "rivalitet" në distancë, Messi "i vë kapakun" raportit që ka me Ronaldon

Shkruar nga NEWSPORT
Mbi 15 vjet "rivalitet" në distancë, Messi "i vë
Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo

Më shumë se një dekadë rivalitet dhe “luftë” e ashpër për epitetin e “më të mirit” të historisë së këtij sporti. Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë “dëshmia e gjallë” se si kjo “përplasje” në distancë mes tyre është shndërruar në garën më të bukur të globit dhe që vazhdon të “zhvendoset” po ashtu në rangun e tifozëve të cilët i quajnë “idhuj”.

Megjithatë, ndryshe nga sa “polarizohet” në rrjetet sociale nga tifozeritë përkatëse, reflektimet thonë të kundërtën dhe pikërisht prej deklaratave që kanë ardhur nga ylli argjentinas i cili aktivizohet momentalisht në kampionatin amerikan tek skuadra e Inter Miamit.  

“Është diçka krejt e natyrshme në botën e futbollit. Unë kam qenë te Barcelona dhe ai tek Reali. Rivalizuam për gjithçka, si nga ana kolektive dhe nga ato individualet, ndaj dhe ndjekësit na kanë krahasuar gjithmonë.

Megjithatë, duhet thënë se marrëdhënia jonë është gjithmonë e mirë dhe e respektuar. Gjithçka ka ndodhur ia lëmë fushës. Nuk ka asgjë personale. Ne nuk jemi takuar shpesh, përveç ndeshjeve dhe ceremonive për ndarje çmimesh, por gjithsesi jemi marrë vesh. Tani jemi në drejtime të ndryshme, por ajo çfarë ka ndodhur ka qenë një rivalitet i bukur sportiv”, është shprehur Messi.

Poll

Lexo gjithashtu