
Kylian Mbaappe e mbyll aventurën e tij te PSG-ja në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi francez është shpallur “Lojtari më i mirë i sezonit” në Ligue 1. Çmim që e merr për të 5-tin vit radhazi.
Në fjalën e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Mbappe foli për largimin nga SPG-ja, ndërsa nënvizoi se hapi i ardhshëm i tij do të jetë shumë emocionues. Gjithmonë ka dhënë maskimunin dhe e ka mjaft të vështirë të largohet nga parizienët, ku ka bërë historinë.
“Kapitulli i radhës për mua do të jetë shumë emocionues. Do të zbuloj gjëra të reja me siguri dhe kjo më lumturon pa masë. Është më e vështirë nga sa duket ky moment i lamtumirës. Po mbyllet një kapitull i jetës sime.
Më vjen mirë që jam mundur në çdo moment të nderoj dhe të jem një përfaqësues i denjë i Ligue 1. I falenderoj të gjithë njerëzit në klub, presidentin. Do të më mungojë skuadra, klubi. Por, largohem nga PSG me kokën lart.
Babai im kërkonte që të bëja histori në Ligue 1 para se të largohesha nga kampionati. Për mua ishte një udhëtim i gjatë në këtë kampionat dhe ndjehm i lumtur për gjithçka”, u shpreh Mbappe.
Kylian Mbappé in Ligue 1:
— 433 (@433) May 14, 2024
???? 7x titles
⚽️ 6x top scorer
???? 5x Player of the Year award
Still only 25 years old ???? pic.twitter.com/d4XGozqsVX