Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Largohet nga Napoli në fund të sezonit, Victor Osimhen “piketohet” nga klubi tjetër italian

Shkruar nga NEWSPORT
Largohet nga Napoli në fund të sezonit, Victor Osimhen
Victor Osimhen

Juventus ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës. Klubi italian me shumë mundësi do të hidhet në sulm për një lojtarët që do t’i sigurojë golat për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, Juventus po mendon seriozisht për transferimin e Victor Osimhen. Ky i fundit aktivizohet momentalisht me Galatsaray në formë huazimi, por kartoni i tij i përket Napolit.

Në krahun tjetër për të kryer këtë operacion, torinezët nuk e kanë aspak të lehtë. Prandaj po mendojnë edhe për sakrifikimin e dy talenteve të ekipit, të cilët janë kthyer në titullarë absolut.

Andrea Cambiaso dhe Kenan Yildiz pritet të bëhen “kurban”. Me shitjet e tyre, “Zonja e Vjetër” do të mbushte arkat dhe më pas nuk do ta kishte problem transferimin e Osimhen.

Megjithatë, pritet edhe fjala e fundit nga sulmuesi nigerian, për shkak se oferta për të ka edhe nga Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga