
Leo Messi
Tashmë gjithçka është zyrtare, Lionel Messi do të vazhdojë që të jetë pjesë e Inter Miami. Sulmuesi 38-vjeçar ka rinovuar ditën e sotme me klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hedhur poshtë aludimet për një largim të mundshëm.
Ylli argjentinas ka firmosur sot kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028. Pra, duket se Messi ka vendosur për ekipin ku do të mbyllë karrierën, pasi kur kontrata aktuale t’I përfundojë, ai do të jetë 41 vjeç.
Kujtojmë se argjentinasi është pjesë e Inter Miami që prej korrikut të vitit 2023. Me ekipin amerikan deri më tani, Messi ka zhvilluar 82 ndeshje, duke ia dalë që të shënojë 71 gola dhe asistuar në 37 të tjerë.
Poll