Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

La “thatë” Zvicrën dhe Shqipërinë, zyrtari i Federatës “thumbon” Leon Avdullahun: Duam lojtarë që ndiejnë 100% fanellën!

Shkruar nga NEWSPORT
La “thatë” Zvicrën dhe Shqipërinë, zyrtari i
Pierluigi Tami - Leon Avdullahu/ Foto montazh

Vendimi i Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare ka shkaktuar shumë zhurmë. Mesfushori pavarësisht interesimit të Shqipërisë dhe Zvicrës, me këto të fundit ka luajtur edhe me grupmoshat, vendosi t’i thotë “Po” Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar zyrtari i Zvicrës, Pierluigi Tami. Ky i fundit ka theksuar se Leoni i ka informuar për vendimin e tij dhe që janë mjaft të zhgënjyer. Ndër të tjera nënvizon se në ekip dëshiron vetëm futbollistë që e ndjejnë vetëm 100% zvicerianë.

“Leoni na ka informuar për vendimin e tij. Jemi të zhgënjyer që ai tani dëshiron të ndjekë një rrugë tjetër. Por gjithashtu e bëj të qartë se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen 100% me vendin dhe ekipin tonë kombëtar”, ka theksuar zyrtari i zvicerianëve.

Poll

Lexo gjithashtu