Alvaro Arbeloa & Jose Mourinho
Vetëm pak minuta më parë, Real Madrid njoftoi se ka shkarkuar Xabi Alonson nga detyra e trajnerit. Por “Los Blancos” s’kanë vonuar teksa kanë bërë një tjetër njoftim zyrtar, duke prezantuar trajnerin e ri.
“Timonieri” i ri i ekipit madrilen do të jetë Alvaro Arbeloa. Ky i fundit në të shkuarën ka qenë lojtar i Real Madrid, ndërsa si trajner ka drejtuar ekipet e të rinjve të “Los Blancos”.
Tashmë, ish-mbrojtësi spanjoll merr në dorë “frerët” e yjeve të ekipit A, në një mision tepër të vështirë. Kujtojmë se shkarkimi i Alonsos erdhi pas humbjes së mbrëmshme në “El Clasico” përballë Barcelonës 3-2, sfidë e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës.
Poll

